Sot, për herë të tetë, Kuvendit i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme që të marrë këtë pozitë, shkruan Gazeta Express.
Në votim e sotëm, e njëjta arriti të marrë edhe më pak vota se në seancën e kaluar, duke siguruar vetëm 54 vota për, derisa 44 ishin kundër dhe 3 abstenuan. Kurse, në seancat paraprake, Haxhiu kishte siguruar 57 deputetë.
Në anën tjetër, partitë e tjera, po kërkojnë nga LVV-ja të propozojë kandidat tjetër ‘’unifikues’’ dhe ‘’jo përçarëse’’ si Haxhiu, në mënyrë që edhe ata të votojnë ‘’Për’’.
Po ashtu, partitë si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po akuzojnë VV-në dhe liderin e saj, Albin Kurti për bllokadë të institucioneve dhe ‘’pengmarrje të institucioneve’’.
Por, në të kaluarën, ishte vepruar më ndryshe.
Më saktë, në vitin 2017, ish-kryetari i kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, kishte deklaruar në seancë kuvendi, që në momenti që Albin Kurti 61 vota, ky i fundit do të bëhet kryetar Kuvendi.
‘’Pushtetin merre Albin, bëji 61, publikisht, kur t’i bon Albin Kurti 61 vota në këtë kuvend, unë jam kryetar i PAN-it, kam me ia nënshkruar me u bë kryetar Kuvendi’’, kishte thënë ai.
Kjo deklaratë e Veselit ishte bërë pasi që atëherë koalicioni PAN [PDK-AAK, NISMA dhe AKR], kishte dalë fitues nga zgjedhjet e qershorit të atij viti.
Ndërsa propozimi i këtij koalicioni për kryetar të Kuvendit, e që ishte Kadri Veseli, kundërshtohej nga VV-ja dhe LDK-ja, asokohe. /GazetaExpress