string(116) "kos-viziton-beogradin-shkon-ne-novi-sad-per-te-nderuar-viktimat-e-shembjes-tragjike-te-tendes-se-stacionit-te-trenit"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 12:25

Kos viziton Beogradin, shkon në Novi Sad për të nderuar viktimat e  shembjes tragjike të tendës së stacionit të trenit

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 12:25

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos do të kalojë dy ditët e ardhshme duke vizituar Beogradin, ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe anëtarë të komunitetit akademik. Kështu ka njoftuar Komisioni Europian në një deklaratë.

“Vizita e Kos konfirmon angazhimin e fortë të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të dëgjojë zërat e ndryshëm të shoqërisë serbe, do të nënvizojë mbështetjen e BE-së për vlerat demokratike dhe do të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në zbatimin e reformave kyçe që janë thelbësore për procesin e pranimit të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

Lexo Edhe:

Shtohet se Komisionerja Kos do të vizitojë Novi Sadin për të nderuar viktimat e shembjes tragjike të një tendë në stacionin e trenit në atë qytet.

“Vizita vjen në një kohë të një vrulli të ripërtërirë në procesin e zgjerimit, pasi Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor ofron instrumente dhe stimuj konkretë për të përshpejtuar integrimin, ndërsa në të njëjtën kohë vendet individuale në rajon po përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, përfundon deklarata.