string(35) "kinemaja-e-zgjeruar-ne-lumbardhi-14"

‘Kinemaja e Zgjeruar’ në Lumbardhi

Arte

Gazeta Express

29/04/2025 14:45

Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon më 30 prill prej orës 19:00 në Kino Lumbardhi.

Në fund të këtij muaji do të jetë i ftuar Nehari Pinduk, ekonomist, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1977-1999 ai ka mbajtur pozicione të ndryshme manaxheriale në kompaninë Liria e përgjatë kësaj kohe ai ka dhënë mësim në shkollën e mesme të lartë profesionale të ekonomisë dhe tregtisë.

Lexo Edhe:

Përpos të qenurit profesionist me shumë vlera në fushën e ekonomisë, z. Pinduk, përgjatë viteve ‘70 ka mbajtur një ditar të detajuar me filmat që ai ka parë në Kino Lumbardhi (Bistrica), materiale të cilat ai i ka ndarë me ekipin e hulumtuesve të kinemasë.