string(81) "perparim-rama-hajrullah-cekun-se-lexoj-me-cka-shkruan-flet-te-paverteta-gjithmone"

Perparim Rama: Hajrulla Çekun s’e lexoj më çka shkruan, flet të pavërteta gjithmonë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 14:37

Kreu i Komunës së Prishtinë, Perparim Rama, në një konferencë për media të mbajtur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal, është pyetur edhe për deklarimet e ministrit në dorëheqje të Kulturës, Hajrulla Çeku, rreth punimeve që po ndodhin në sheshin “Xhorxh Bush”, shkruan Gazeta Express.

Rama ka thënë se s’merret më me deklarimet e Çekut, meqë sipas tij, ministri në dorëheqje i Kulturës flet vetëm të pavërteta.

Lexo Edhe:

“Me të tregu të drejtën, ministri tash në detyrë, flet të pavërteta sa herë që flet, ose sa herë që prezanton diçka, s’e lexoj më, nuk di çka ka thënë”, ka deklaruar Rama.