string(65) "thirrja-e-hapur-per-perfaqesimin-e-kosoves-ne-bienalen-e-venecias"

Thirrja e hapur për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Venecias

Arte

Gazeta Express

29/04/2025 14:50

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur thirrjen publike për artistë dhe kuratorë për përfaqësimin e Kosovës në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të organizohet nga e shtuna, 9 maj deri të dielën më 22 nëntor 2026.

Thirrja është e hapur për projekt propozim të përbashkët artist-kurator apo kolektiv, për realizimin e një ose me shumë veprave të reja artistike me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të pavijonit zyrtar të Republikës së Kosovës. Projektet mund të kenë forma të ndryshme, duke përfshirë ekspozita personale, grupore apo ekspozita tematike. Aplikantët duhet të propozojnë projekt të ri, të konceptuar posaçërisht për Paviljonin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Data e fundit për dorëzimin e aplikimit: 20 qershor 2025

Format e aplikimit gjendet tek faqja zyrtare e GKK-së.