Ka përfunduar faza e parë e përgatitjeve për produksionin skenik Carmina Burana nga Filharmonia e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Opera e Kosovës.
Ky produksion i përmasave të mëdha do të shfaqet në Prishtinë më 20 dhe 21 qershor, në shënim të 25-vjetorit të Filharmonisë së Kosovës. Përveç institucioneve partnere në vend, këtij produksioni me krijim të ri koreografik nga Toni Candeloro do t’i bashkohen edhe solistë dhe balerinë me renome nga La Scala dhe Opera e Parisit. Kjo kantatë për solistë, balerinë, kor, orkestër dhe imazhe koreografike inskenohet për herë të parë në Kosovë.
Eventi do të mbahet në Pallatin e Rinisë.