string(84) "spak-nis-verifikimet-per-kontraten-e-lobimit-te-pd-ne-shba-reagon-partia-demokratike"

SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA, reagon Partia Demokratike

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 15:43

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë ka nisur zyrtarisht verifikimet lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një njoftimi zyrtar, veprimet e para hetimore janë ndërmarrë pas publikimit të marrëveshjes që parashikon një pagesë prej 250 mijë dollarësh në muaj për një periudhë dyvjeçare.

Kontrata është lidhur ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe kompanisë amerikane “Continental Strategy”, me seli në SHBA. Ajo është firmosur nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, që jeton në New York, dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit të shërbimeve.

Lexo Edhe:

Pas nisjes së verifikimeve, Partia Demokratike reagoi duke e cilësuar këtë veprim si të motivuar politikisht dhe të diktuar nga mazhoranca.

“Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA! Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli”, thuhet në reagimin e PD.