string(81) "arrestohet-ne-ferizaj-nje-i-kerkuar-nga-gjykata-ishte-i-denuar-me-300-dite-burgim"

Arrestohet në Ferizaj një i kërkuar nga Gjykata, ishte i dënuar me 300 ditë burgim

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 16:13

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

B.Z. 43 vjeç ishte i kërkuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për çka ishte dënuar me 300 ditë burgim.

Lexo Edhe:

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.”

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, më datë 28.04.2025 rreth orës 18:00, ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I arrestuari me inicialet B.Z. (M/K), 43 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me treqind (300) ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike.