string(43) "spak-heton-dy-shefa-komisariatesh-ne-tirane"

SPAK heton dy shefa komisariatesh në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 16:56

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj dy shefave të komisariateve në Tiranë, të dyshuar për takime të paautorizuara me Roven Zekën, ish-shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore, aktualisht i arrestuar për korrupsion.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë marrë në pyetje të paktën dy drejtues policie dhe është sekuestruar një pajisje telefonike në kuadër të këtij hetimi. Po ashtu, një biznesmen rezulton subjekt i hetimit që po ndiqet nga prokurorja Elida Kaçkini.Për të dokumentuar takimet e dyshuara me të paraburgosurin Zeka, janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambientet e Bllokut të Sigurisë në “Mine Peza” si dhe janë pyetur punonjës të këtij institucioni.Roven Zeka, së bashku me Sokol Novakun – shef i Hetimit të Aksidenteve – dhe oficerin Edison Tabaku, u arrestuan më herët nga SPAK pasi dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh për të manipuluar provat e një aksidenti rrugor të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.