Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka pasur raste kur ka votuar për kandidatura të LVV-së, ndonëse s’kanë pasur marrëveshje politike. Haziri ka përmendur kur kanë votuar për Glauk Konjufcën dhe kur kanë qëndruar në sallë kur është zgjedhur Vjosa Osmani presidente. Megjithatë ai thotë se LVV s’ka krijuar ambient e mirëbesim politik, shkruan Gazeta Express.
“Me pas kriju amibent e mirëbesim politik, ka pasur raste kur ne kemi votu. Ia kemi votu Glauk Konjucën. Para katër vitesh pa kurrfarë marrëveshje e kemi… “, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se nuk e kanë problemin me emrin e përveçëm të Albulena Haxhiut, por me parimin. Ai thotë se LDK secilin propozim që vjen do të votojë kundër, meqë s’mund të imponohet një kandidaturë e të bëhet presion politik e publik.
“S’kemi problem emrin e përveçëm. Për ne është parimi. Ne votojmë kundër propozimit. Secili propozim që vjen. E vetmja rrugë është të mos imoponojë, të mos bëjë presion politik e publik”, ka shtuar ai.
“Ata kanë marrë mandat me bo zgjidhje, jo zgjedhje. Ne e kemi votën kundër, ata duhet bëjnë përpjekje t’i bëjnë 61. S’ka përpjekje për të tejkaluar këtë situatë. S’kanë kriju partneritet. Kanë polarizu, kanë ofendu”, ka thënë tutje Haziri./Express/