Mbrëmjen e sotme një 17-vjeçar që po drejtonte një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe përfunduan në kanal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën.
Dy persona që e kanë parë ngjarjen kanë ndaluar mjetin me të cilin udhëtonin vetë dhe e kanë ndihmuar të riun i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit.
Menjëherë pasi u njoftua policia dhe ambulanca, 17-vjeçari u dërgua në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë. 17-vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi. Ndërkohë policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.