string(90) "trumpin-e-pyesin-ke-e-preferon-si-pape-te-ardhshem-pergjigjet-me-humor-une-dua-te-jem-pape"

Trumpin e pyesin kë e preferon si Papë të ardhshëm, përgjigjet me humor: Unë dua të jem Papë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 23:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë me shaka se ai vetë do të ishte “zgjedhja e tij e parë” për udhëheqës të Kishës Katolike.

“Do të më pëlqente të isha papë,” u shpreh ai të martën për një gazetar, duke shtuar më pas se nuk ka ndonjë preferencë për atë që duhet ta marrë këtë rol.

Trump, i cili është miliarder dhe është martuar tri herë, nuk ka ndonjë mundësi reale të bëhet Papë, pasi udhëheqësi i Kishës Katolike zgjidhet nga kardinalët dhe duhet të jetë anëtar i hierarkisë fetare, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.

Kisha Katolike po kërkon një papë të ri pas vdekjes së Papa Françeskut këtë muaj.

Megjithatë, Trump përmendi kardinalin e Nju Jorkut, Timothy Dolan, duke thënë se është “shumë i mirë” dhe se “do të shohim çfarë ndodh”.

Dolan nuk është ndër emrat kryesorë që përmenden për këtë rol, dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë një papë nga Shtetet e Bashkuara.