Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të thërrasë partitë politike për diskutim lidhur me krijimin e institucioneve.
Kryeziu ka thënë se Osmani duhet të diskutojë me krerët e partive politike ndaras për krijimin e institucioneve, duke thënë, se ata kanë përgjegjësi kushtetuese.
“Presidentja, përveç detyrave që ka ajo ka kompetenca neutrale, ka kompetenca ekzekutive, por edhe është faktor në bazë të Kushtetutës dhe duhet me qenë në nivel të detyrës. Duhet me i thirr partitë politike me diskutu, secilën veç e veç edhe me diskutu për krijimin e institucioneve, të cilën e kanë përgjegjësi kushtetuese”, tha Kryeziu, për RTV21.
Kryeziu, duke folur për konstituimin e Kuvendit, u shpreh se kjo situatë për herë të parë është duke ndodhur.
Situata e konstituimit të Kuvendit, sipas tij, ka vakum kushtetues.
“Këto situata që i kemi tash janë pa precedentë. Situata të cilat po ndodhin për herë të parë, ku ka vakuum kushtetues, se nuk kemi mundur si njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Republikës, nuk mund t’i sheh gjithë këto situata”, tha ai.
Lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, Kryeziu ka deklaruar se detyra e deputetit është të votojë, ku shton se nuk nënkuptohet për cilin person të votohet.
“Aktgjykimi i Gjykatës në vitin 2014 s’ka të bëjë me këtë rast. Është rast krejt tjetër. Në mes tjerash përmenden edhe detyrat e deputetit. Detyra e deputetit është të votojë, nuk nënkupton për cilin person të votojë, por ka të drejtë të votojë për kundër dhe abstenim”, tha Kryeziu.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...