string(72) "deputeti-i-ldk-se-thote-se-lvv-nuk-i-ka-votat-as-per-formimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 7:26

Deputeti i LDK-së thotë se LVV nuk i ka votat as për formimin e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 7:26

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për formimin e Qeverisë dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit.

Ai kështu është shprehur në Tëvë1.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj që nuk i kanë numrat as për qeveri dhe kjo është arsyeja pse po zvarritet zgjedhja e kryetarit te Kuvendit. Nuk mendoj që i kanë numrat përkundër asaj që kanë thënë gjithmonë”, u shpreh.

I pyetur nëse kanë pasur ftesë konkrete nga LVV për konsultime, pas kërkesës që bëri nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca për tejkalim të krizës në Kuvend, ai tha se përveç letrës së Kurtit nuk kanë pasur ndonjë ftesë.

Ai ka mohuar ndonjë bashkëpunim me LVV-në.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është që presim ndonjë bashkëpunim,, qëndrimi është ai që ka qenë deri tani, duhet reflektim i partisë më të madhe, duhet të trajtojë partnerët e tyre potencial të cilët kanë dal edhe publikisht dhe të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdojë puna normalisht. Është përgjegjësi e tyre t’i gjejnë votat”, tha Hyseni