Burri i droguar me sëpatë kërcënon gruan në Gjakovë
Lajme
Gazeta Express
30/04/2025 9:13
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Gjakovës.
Klankosova.tv merr vesh se një burrë i cili ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike ka kërcënuar bashkëshorten e tij me sëpatë në dorë, duke i shkaktuar frikë viktimës.
I dyshuari është arrestuar, ndërkaq burimet kanë zbuluar se personi që ra në prangat e policisë është L.N., rreth 54-vjeçar.