string(90) "keshilli-per-trashegimi-kulturore-per-sheshin-xhorxh-bush-te-gjendet-zgjidhje-e-perbashket"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:42

Këshilli për Trashëgimi Kulturore për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Të gjendet zgjidhje e përbashkët

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:42

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, është deklaruar rreth çështjes së punimeve në sheshin ‘’Xhorxh Bush’’, në Prishtinë, duke thënë se këto zhvillime po i përcjellin ‘’me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë’’.

Nga KKTK është bërë thirrje edhe që institucionet të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

‘‘KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore po përcjell me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë zhvillimet rreth punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

KKTK u bën thirrje institucioneve që të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të dalë nga ky ngërç.

KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre.

Po ashtu, KKTK-ja pret nga institucionet që të jenë shembull i respektimit të Ligjit për Trashëgimi Kulturore. /GazetaExpress