string(77) "pamje-te-vetures-qe-i-shpertheu-sot-drejtorit-te-qkukse-ne-oborrin-e-spitalit"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 11:09

Pamje të veturës që i shpërtheu sot drejtorit të QKUK’së në oborrin e spitalit

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 11:09

Pak më parë ShSKUK njoftoi se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.

Në njoftim thuhet se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së.

Ajo tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Express.

Express ka siguruar pamjet e veturës: