string(57) "shqiperia-dhe-ballkani-ne-rritje-perkunder-krizes-globale"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 11:08

Shqipëria dhe Ballkani në rritje përkundër krizës globale

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 11:08

Sipas raportit pranveror të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare  Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ruajnë ritme pozitive rritjeje ekonomike në vitin 2025, pavarësisht pasigurive globale dhe tensioneve tregtare. Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.7%, ndërsa rajoni me mesatare 3%.

Raporti nënvizon qëndrueshmërinë strukturore të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, të cilat parashikohet të rriten më shpejt se eurozona (vetëm 0.7% rritje në 2025). Polonia pritet të jetë performuesja më e mirë me 3.5% rritje.

Ndërkohë, Ukraina varet nga ndihma e jashtme për të ruajtur rritjen, ndërsa perspektiva e Rusisë është përmirësuar lehtë. Rreziqet më të mëdha vijnë nga një luftë tregtare në rritje SHBA-Kinë dhe pasiguria politike, sidomos nëse Donald Trump rikthehet në pushtet.