string(141) "aktakuze-ndaj-zyrtares-se-komunes-se-prizrenit-dyshohet-se-e-la-investuesin-ta-ndryshoje-projektin-per-te-cilin-i-ishte-dhene-leja-ndertimore"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 11:28

Aktakuzë ndaj zyrtares së komunës së Prizrenit, dyshohet se e la investuesin ta ndryshojë projektin për të cilin i ishte dhënë leja ndërtimore

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 11:28

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.O.K e cila dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e saj si Zyrtare e Lartë për Planifikim në Drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Prizrenit.

Ajo dyshohet se ia ka lejuar një investuesi ta ndryshojë projektin për të cilin i ishte dhënë leja ndërtimore.

Prokuroria thotë se sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga sipërfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total.

Komunikata e plotë:

Prizren, 30 Prill 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Sh.O.K., për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura Sh.O.K., si person zyrtar – Zyrtare e Lartë për Planifikim pranë Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër – të dëmtuarit, E.S., në atë mënyrë që investuesit M.B- B. SH.P.K, me pronar, M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin është dhënë leja ndërtimore, “Banim Kolektiv, Afarizëm dhe Administratë me Etazhitet 2B+P+5+PH’’, në Prizren, ku në bazë të Super Ekspertizës së punuar nga U.P. “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Arkitekturës, është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me Lejen Ndërtimore, Kushtet Ndërtimore dhe normativën ligjore. Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga siperfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total.

Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Gjithashtu, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës, që të pandehurës së bashku me dënimin kryesor t’i shqiptoj dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.