string(90) "u-ekstradua-sot-nga-amerika-cfare-shkruante-fbi-per-shqiptarin-me-3-emra-qe-grabiste-banka"

Gazeta Express

18/12/2019 15:17

U ekstradua sot nga Amerika, çfarë shkruante FBI për shqiptarin me 3 emra që grabiste banka

Gazeta Express

18/12/2019 15:17

Mesditën e sotme është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ishte shpallur në kërkim nga vendi ynë për veprën penale vjedhje me pasojë vdekjen, Arlind Hyseni.

Ky person fshihej në SHBA, aty ku edhe vijonte aktivitetin kriminal duke grabitur banka.

Lexo Edhe:

Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, në Amerikë mbante edhe emrin Luie Belushi, 34 vjeç, lindur në Pukë.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në vitin 2004, më 12 korrik, rreth orës 03:00 të mëngjesit  në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, Arlind Hyseni në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e  M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Pas këtij krimi ai u arratis në Amerikë.

Por populli shqiptar thotë që “vesi del me shpirtin”, dhe Hyseni vijon edhe aty aktivitetin kriminal, raporton Gazeta Express.

Ai në vitin 2013 në SHBA u dënua me 9 vite burg pasi është shpallur fajtor për grabitjen e gati 500 mijë dollarëve në 2 bankave më 2011.

Por çfarë shkruan FBI në vitin 2013 për dënimin e Hysenit.

Shkrimi

Shqiptari dënohet me nëntë vjet burg për grabitjen e dy bankave në Amerikë

Një shtetas shqiptar që jetonte në Clifton, New Jersey u dënua sot me 108 muaj burg për vjedhjen e dy degëve të TD Bank në fund të 2011.

Arlind Hyseni, 31 vjeç, i njohur edhe si “Shpend Mazari” dhe “Luie Belushi”, u shpall fajtor për grabitje bankare.

Njëra nga grabitjet ndodhi më 2 nëntor 2011, në Clifton në Passaic County, New Jersey, dhe tjetra më 30 dhjetor 2011, në Wallington në Bergen County, New Jersey.

Hyseni u deklarua fajtor para gjyqtarit Esther Salas.

Ai fillimisht u akuzua si Mazari, por pranoi në seancën e tij se Hyseni është mbiemri i tij i vërtetë.

Më 2 nëntor 2011, Hyseni hyri në një TD Bank në Clifton i armatosur me një armë zjarri dhe i maskuar me një kaskë bejsbolli dhe një maskë që mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës së tij.

Ai urdhëroi dy punonjës të bankës të shkonin në kasafortë dhe t’i jepnin paratë, të cilat i vendosi në një qese najloni të errët.

Hyseni u largua nga banka me paratë, pa e ditur se aty kishte një kurth.

Hyseni hodhi poshtë paratë në një distancë të shkurtër nga vendi i ngjarjes pasi shpërtheu qesja e bojës.

Më 30 Dhjetor 2011, Hyseni hyri në një TD Bank në Wallington menjëherë pasi ajo u hap.

Ai u hodh mbi banak i veshur me një maskë dhe i armatosur me një armë zjarri.

Ai përsëri urdhëroi punonjësit e bankës të shkonin në kasafortë dhe t’i dorëzonin paratë.

Hyseni u urdhërua gjithashtu të paguante edhe 20,715 dollarë.

Qeveria vuri në dukje se Hyseni ishte i dënuar në mungesë në Shqipëri për grabitje me pasojë vdekjen dhe mbajtjen pa leje të armëve ushtarake dhe u dënua me 25 vjet burg./Gazeta Express

https://nj1015.com/albanian-national-sentenced-for-nj-bank-robberies/ https://archives.fbi.gov/archives/newark/press-releases/2013/albanian-national-sentenced-to-nine-years-in-prison-for-robbing-two-td-banks-in-passaic-and-bergen-counties