string(76) "video-e-re-e-qorton-dhe-e-shkund-femijen-sjellja-e-papranueshme-e-edukatores"

Gazeta Express

11/02/2020 17:22

Video e re, e qorton dhe e shkund fëmijën sjellja e papranueshme e edukatores

Gazeta Express

11/02/2020 17:22

Sot në rrjete sociale është publikuar një video ku shihet një edukatore e një Kopshti në kryeqytet, duke e rrahur një fëmijë vetëm pse ai nuk donte që të ulej në karrocë. Por, duket se kjo nuk është hera e parë që një rast i tillë ndodh në këtë kopsht.

Në një video tjetër të siguruar nga Gazeta Express, shihet se si edukatorja e qorton dhe e shkund një fëmijë tjetër.

Lexo Edhe:

Ndryshe, për këtë rast ka reaguar edhe Kopshti ku ka ndodhur rasti. Sipas postimit në faqen zyrtare të Kopshtit, punëtorja që shihet në video është përjashtuar nga puna.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë”, thuhet në postim.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu ne Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se komuna nuk i licencon e as nuk i monitoron çerdhet private të fëmijëve.

“Pas pyetjeve të disa gazetarëve në lidhje me një incident në një çerdhe private në Prishtinë, informojmë publikun dhe mediat se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private. Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, bizneset regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Gazeta Express.

Kryetari i Prishtinës thotë se komuna ia ka kërkuar institucioneve të nivelit qendror kompetencat për të kontrolluar çerdhet private.

“Licencimin e monitorimin e kemi kërkuar shumë herë ai kompetencë nga niveli qendror, por që nuk kemi marr përgjigje pozitive”, thuhet në postimin e Ahmetit./Gazeta Express