Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit. Shtetet po i ndërrojnë politikat e tyre në bazë ditore, përcjell GazetaExpress nga Alsat.
Do të thotë shtetasit maqedonas që sot dalin jashtë kufijve, absolutisht nuk dihet se kur mund të kthehen në shtëpi, kështu porositi sot ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
“Nga mëngjesi jemi në komunikim me shumë qytetarë tanë. Madje kemi një grup shumë të vogël në Lima, Peru. Sinqerisht duhet të kuptojmë se jetojmë në një krizë të paparë. Shtetet i ndërrojnë politikat e tyre në bazë ditore. Sot në mëngjes kemi marr një not të re nga Serbia. Do të thotë shtetasit maqedonas të cilët sot do të dalin jashtë kufijve, absolutisht nuk dihet se kur mund të kthehen në shtëpi. Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm./GazetaExpress/B.Lika/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...