“Të gjitha këngët më të bukura të dashurisë që unë kam shkruar, do të këndohen nga këngëtarë të shumtë dhe do të…”
Mbrëmja e së shtunës finalizoi edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania” me një emision të mrekullueshëm, me plot debate të nxehta si dhe momente të mbushura me humor, kjo gjatë “Post Big Brother VIP Albania”.
Në fund, teksa banorët u pyetën rreth planeve të tyre të verës, artistja, Rozana Radi, ka zbuluar së fundmi se një tjetër bashkëpunim me Noizy-n do të publikohet shumë shpejt.
Ledion Liço shtoi duke pyetur nëse ky projekt do të jetë vazhdimi i këngës legjendare “Mr. Yesterday”, diçka që këngëtarja e konfirmoi duke pohuar se “Mr. Yesterday 2” do të publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë se dy vite më parë Rozana e ka konfirmuar që do të ketë një bashkëpunim me Noizyn nëpërmjet një InstaStory dhe mesa duket këtë këngë do të mund ta shijojmë brenda këtij viti.
“Do të merrem me teatrin, sigurisht. Do të nxjerr librin me poezitë e mia në panair. Ndërkohë në dhjetor do të jem pjesëmarrëse në festivalin e madh. Sapo ka përfunduar kënga me Noizyn, do të dalë shumë shpejt, vazhdimi i “Mr. Yesterday 2”. Ndërkohë do të bëj një mini koncert në qytetin e bukur të Korçës së serenatave. Të gjitha këngët më të bukura të dashurisë që unë kam shkruar, do të këndohen nga këngëtarë të shumtë dhe do të interpretohen nga aktorë shumë të mirë shqiptarë”, tha ish-finalistja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.