De Bruyne synon të bëhet asistuesi më i mirë në histori të Premierligës… Henry është mbreti me 20 gjatë një sezoni.
Lufta për ‘mbretin’ e Premierligës, sa i përket asisteve, vazhdon.
Me 12 asiste deri më tani, Kevin De Bruyne është katër para Trent Alexander-Arnold në garën për mesfushorin më të mirë të sezonit në Premierligë.
Me 9 ndeshje të mbetura, De Bruyne tani do të synojë rekordin historik të Thierry Henry, vetëm Mesut Ozil deri më tani i është afruar francezit.
Në sezonin 2002/03, Henry me Arsenalin dhuroi 20 asiste, më së shumti gjatë një sezoni në histori të Premierligës.
Por, para se të mendojë për rekordin e Henry, De Bruyne duhet t’i kalojë; Frank Lampard, që me Chelsean më 2004/05 dhuroi 18 asiste, aq sa Cesc Fabregas 11 sezone më vonë me Arsenalin.
Ndërsa, në sezonin 2015/16, Mesut Ozil, iu afrua shumë Thierry Henrys, por nuk arriti të barazojë këtë rekord e as ta thyejë.
Ai e përfundoi sezonin me 19 asistime, një më pak se Henry.
Sipas faqes zyrtare të Premierligës, nëse De Bruyne vazhdon me këtë ritëm së dhuruari asistime, do të përfundojë sezonin me 18 të tilla, por duke parë formën e mirë në takimet e fundit, ka mundësi që të thyhet edhe rekordi.
Megjithatë, rasti i Ozil tregon se nuk do të jetë e lehtë. Në gjysmën e sezonit ai kishte dhuruar 16 asistime me Arsenalin, por pjesën tjetër vetëm tri, andaj mbetet të shihet nëse do t’ia dalë De Bruyne. /Gazeta Express/

Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...