Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në fund të konferencës së sotme për media është pyetur nëse do të bisedojnë edhe me LVV-në për koalicion të mundshëm për Qeveri, shkruan Gazeta Express.
Hamza ka thënë se i takon partisë së parë që të bëjë ftesa dhe se deri sot një e tillë në drejtim të PDK-së s’është dërguar nga partia e Kurtit.
I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së në rast se marrin ftesë nga LVV, Hamza ka thënë se është situatë hipotetike dhe se s’mund të flasë për diçka që ende s’ka ndodhur.
“është në autoritetin dhe të drejtën e VV-së a i bën ftesë partive tjera politike a s’iu bën. Deri tash në PDK zyrtarisht s’ka ardhur asnjë ftesë për takime a biseda. S’mund të flas për situata hipotetike sepse s’kemi ftesë”, ka thënë Hamza./GazetaExpress/