A është kjo Mariana shqiptare që Drake i kushtoi këngë - Gazeta Express
string(54) "a-eshte-kjo-mariana-shqiptare-qe-drake-i-kushtoi-kenge"

Yjet

Gazeta Express

30/11/2023 22:12

A është kjo Mariana shqiptare që Drake i kushtoi këngë

Yjet

Gazeta Express

30/11/2023 22:12

Drake, reperi i njohur amerikan ka publikuar ditën e djeshme videoklipin “Polar Opposites” me simbolet shqiptare, ku është bërë e ditur se është një dedikim ndaj një vajze shqiptare.

Sipas mediave “Mariana” në tekstin e reperit është një vajzë modele të cilës i është zbuluar dhe imazhi.

Ajo nuk është nga Tirana por nga Prishtina dhe është Fashion Designer.

Ajo ka studiuar për farmaceutikë në Londër e më pas është zhvendosur në New York, ku pas studimeve ka hapur dhe një brand të vetin në lidhje me modën.

Drake flet në tekst për një vajzë e cila i ka bërë “block” në rrjete sociale dhe që ai e quan të “papjekur” dhe “bipolare”.

Pjesë nga teksti i këngës:

“Mariana ma theve besimin

Pse duhet të dëgjosh propagandën?

Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni

U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj

Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes

Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd

Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë?”

Advertisement
Advertisement
Advertisement