Kohë pas kohe shohim meçe interesante të sporteve luftarake me veprime, nokdaunë dhe nokaute prej më të ndryshmeve.
Por, ky që do ta shihni në videon në vazhdim është me të vërtet i rrallë dhe garon për nokautin e vitit, shkruan “Gazeta Express”.
Said Kabil e bëri një kombinim perfekt të goditjeve me këmbë dhe me duar për t’ia dhënë nokautin e pastër kundërshtarit në Muay Thai Grand Prix, sport në të cilin ku lejohet përdorimi i duarve dhe këmbëve në goditje.
Ky veprim i Kabil është përhapur me të madhe në rrjetet sociale dhe po konsiderohet si nokautet më të famshme që do të mbesin në histori të sporteve luftarake, shkruan “Gazeta Express”.
Fatmirësisht, kundërshtari i tij e mori veten me kohë, pasi fillimisht ra në dysheme dhe dukej sikur kishte mbetur pa vetëdije nga goditjet e fuqishme të Kabil. /Gazeta Express/