Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot Rexha, i cili gjendet në nominim këtë javë dhe rrezikon largimin nga shtëpia, ka pranuar një pyetje me spec nga konkurrentët e tjerë.
“A mendon që të mungon kapaciteti për debate të forta, dhe se strategjia jote bazohet kryesisht në informacionet nga jashtë?”, ishte pyetja e shtruar për Labin, transmeton Klankosova.tv.
Labi, pati një përgjigje goxha konkrete për këtë pyetje.
“Së pari, unë e filloj gjithmonë me atë tematikën time dhe bindjen time që kam, të gjithë ata që na dëgjojnë, të sëmurit Zoti i shëroftë, të burgosurit i liroftë, ata që kanë Zoti i ruajt e ata që nuk kanë Zoti ua dhëntë. Unë nuk mendoj që kam ardhur me informacione nga jashtë, por mendoj se ata duhet të zgjohen nga gjumi sepse janë duke fjetur dhe grupacioni i tyre ka filluar të shkatërrohet. Unë bëj debat me njerëzit që janë të thirrur për atë”, u përgjigj Labi.