Nuk kalon ditë dhe pothuajse çdo kush dëshiron që të marrë vëmendje nga dy personazhet më të përfolur për momentin në shqiptari, çiftit të porsamartuar Kiara dhe Luiz Ejlli. Mërkuri retrogradë, apo në kthim ka filluar të ndodh më 9 maj dhe përfundon më 14 maj e ku pritet të këtë ndikim të Gaforrja (shenjë që i takon Luizit), Bricjapi (shenja e Kiarës) dhe Peshqit
Kiara dhe Luizi e kurorëzuan martesën e tyre në natën finale të Big Brother VIP Albania 2, në të cilën natë – ndoshta fenomeni më i rrallë i Big Brother në Shqipëri – Luiz Ejlli u shpallë fitues i këtij edicioni.
E nga Luizi dhe Kiara duket se vëmendje tentojnë të fitojnë të gjithë, e në këtë rast duket se këtë e ka kërkuar edhe astrologia e njohur, Zonja Meri Hoxha, që ka folur në një intervistë në mëngjesin e sotëm.
Fillimisht, Meri Hoxha tha se Bricjapët këtë vit do të merren më shumë me dashurinë, fejesën dhe martesës. Në shenjën e Bricjapit është e porsamartuara tashmë me mbiemrin e ri, Kiara Ejlli.
“Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa”, ka thënë fillimisht Meri në këtë intervistë për emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Me vonë moderatorja Enxhi Nasufi tha që “Kiara është Bricjap dhe u martua”.
Por, këtu ka reaguar Meri duke thënë një gjë që nuk pritet nga një astrologe profesioniste.
“Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim. Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt”, tha ajo duke shtuar se kur martesa lidhet “në Mërkur të kundërt do të ketë probleme”.

Por, ndryshe shpjegohet Mërkuri i kundërt apo retrogradë sa i përket Astrologjisë moderne.
Disa nga kulturat antike por edhe besimtarët modern të astrologjisë besojnë se çfarë ndodh në qiell pasqyrohet dhe ka ndikim edhe në jetën tonë. Edhe pse shkenca mendon se Merkuri retrogradë është një iluzion optik, të tjerët mendojnë se kjo ka një ndikim tek ne në Tokë.
Në Astrologji, Mërkuri njihet si planeti i komunikimit, inteligjencës, medias dhe teknologjisë në ditët që jetojmë. Kur ky planet lëvizë në retrogradë, disa nga besimtarët besojnë se ka një efekt të madh në rutinën tonë, si vonesa në punë, konfuzion në orar apo ndonjë dërgim pa arsye e ndonjë email.
Astrologu më i madh i të famshmëve në Amerikë, Kyle Thomas, i cili njihet si njëri prej këshilltarëve që jep për të famshmit, bizneset dhe influencierët online, ka folur për Mërkurin retrogradë por që sipas saj, “ndonjëherë pak kaos në jetë, është një gjë e mirë”.
“Faza e Mërkurit retrogradë (lëvizja prapthi) nuk ndodh për t’ju shkaktuar problem apo krijuar problem në lidhje. Në vend të kësaj kjo ndodh për t’ju ndihmuar që të ngadalësoni, rishikoni dhe riorganizoni projektet e juaja”, tha Thomas për “Good Morning America”, i cili shtoi se shenjat që janë në ndikim të Mërkurit retrogradë duhet të shikojnë “pas” në “kohë” projektet e tyre dhe t’i rishqyrtojnë ato.
“Pjesa më e mirë në këtë rast është se ne arrimë të kuptojmë që planet tona i ribashkojmë me personat e tjerë apo i ndajmë situatat tona me të tjerët”, shtoi ai.
Megjithatë, Thomas ka dhënë këshilla që nuk është mirë që të lidhen marrëveshje të mëdha, të fillohen lidhje të reja apo të bëhen kontrata të reja gjatë kësaj periudhe. Sipas tij, komunikimi në këtë kohë keqkuptohet edhe për shkak të teknologjisë.
Pra, nëse marrim parasysh del që Kiara dhe Luizi kurorëzimin e tyre e bën më 7 maj, kurse Mërkuri në retrogradë në shenjën e Bricjapit, Gaforrës dhe Peshkut fillon më 9 maj dhe përfundon më 14 maj.
Kjo bazohet në një shkrim të fundit të postuar nga GazetaExpress ku thuhet se, “një lidhje e formuar nga Dielli me Uranin në Demi më 9 maj, por edhe Merkuri retrograd në Dem me Saturnin te Peshqit në datën 12 të muajit na bëjnë thirrje për të hequr qafe mendësitë që i konsideronim të sigurta dhe për të rikthyer në plan të parë supozimet që ne menduam se kishin përfunduar.

Më 13 maj sekstili retrograd i Mërkurit nga Demi me Venusin në Gaforre na ndihmon të shprehemi më mirë dhe të marrim vendime të rëndësishme, për sa kohë që nuk bëhemi impulsivë, ndërsa nga data 14 e muajit e në vazhdim Mërkuri kthehet në rrugën e drejtë, duke kontribuar kështu në qetësi dhe në zgjidhjen e rasteve. Dhe të gjitha sa më sipër mund të tingëllojnë pozitive, por ka shenja të zodiakut që nuk do ta përjetojnë gjithçka kaq rozë.
Pra tri shenjat që kanë mundur të kenë vështirësi nga Mërkuri në retrogradë janë: Gaforrja, Bricjapi dhe Peshqit, por që astrologët po ashtu thonë se do të jenë shenjat më me fat për muajin maj, ku pos Gaforrës dhe Bricjapit shenja më fat janë edhe Demi, Dashi dhe Peshorja. /GazetaExpress/
