string(99) "a-mundet-me-pase-kryeminister-artificial-kurti-seshte-fort-optimist-rreth-inteligjences-artificiale"

“A mundet me pasë kryeministër artificial?”, Kurti s’është fort optimist rreth inteligjencës artificiale

Lajme

Gazeta Express

14/04/2023 15:05

Kryeministri Albin Kurti sot me mëngjes i janë bërë pyetje jo të zakonshme që ai i merr çdo ditë. Në emisionin “Metropol” në Radio Kosova, Kurti u pyet për inteligjencën artificiale.

“Inteligjenca artificiale thuhet që në të ardhmen do të zëvendësojë gjithçka, a ka mundësi në të ardhmen me pasë kryeministër artificial?”, ishte pyetja e moderatorit për Kurtin.

Lexo Edhe:

Por, Kurti tha se s’është fort optimist në “zëvendësimin e njeriut” ashtu siç po pritet.

“Kushedi se çfarë sjell e ardhmja, por unë s’jam ndoshta shumë optimist për inteligjencën artificiale krahasuar me pritjet e njerëzve…Por në kuptimin e zëvendësimit të njeriut unë mendoj që ka njëfarë përmbysje sepse në njërën anë gjithmonë janë avancimet teknologjike si efektivitet i shkencave natyrore janë parë më shumë që ta mësojnë njeriun se si mendon njeriu, e jo ta zëvendësojnë njeriun”, ka thënë Kurti.