Armand Duka pos pozitës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, mban edhe pozitën e zv. Presidentit të UEFA-s.
Në “Favorit” i dyti i futbollit europian ka konfirmuar se nuk synon pozitën e Presidentit të UEFA-s.
“Jo, nuk e kam fare në objektivat e mi këtë, unë në planin personal jam shumë i lumtur, do i shërbej futbollit shqiptar, me gjithë mundësitë e mia dhe nëse qënia ime deri në këtë pozicion që jam, zëvendëspresident i UEFA-s i shërben futbollit shqiptar, le të jetë mbase edhe më gjatë”, tha ai.
Ai e ritheksoi edhe një herë përkrahjen e tij për Presidentin aktual të UEFA-s, Aleksandar Ceferin.
“Nuk kam objektiva të mi për të qenë president, ne e kemi presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin, dhe unë e mbështes fortë atë”, përfundoi Duka./GazetaExpress/