string(101) "aak-do-te-veproje-njejte-edhe-sot-nuk-do-ta-votoje-kandidaten-e-propozuar-nga-vv-per-kryeparlamentare"

AAK do të veprojë njëjtë edhe sot, nuk do ta votojë kandidaten e propozuar nga VV për kryeparlamentare

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 9:20

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të vazhdojë qëndrimin e saj të mëparshëm dhe nuk do ta mbështesë kryeparlamentaren e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Lexo Edhe:

“Po, AAK-ja do të veprojë njëjtë si në dy seancat e kaluara”, tha shkurt Kadrijaj.

Kujtojmë se, Pas dy dështimeve radhazi, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës më në fund arritën ta miratojnë raportin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, me ç’rast procesi mori rrjedhë, ndërsa deputetët bënë betimin për mandatin e tyre të ri.

Ky proces u ndal kur erdhi radha për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kandidatura e Albulena Haxhiut, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme në asnjërën nga dy votimet: në të parën Haxhiu mori 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime; në të dytën, rezultati ishte thuajse i njëjtë, 57 për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të komuniteteve joserbe abstenuan, duke e pamundësuar zgjedhjen e kryetares së re.

Pas dështimit të votimit, seanca u ndërpre dhe pritet të vazhdojë sot në orën 15:00, me shpresën për një marrëveshje të re politike që do t’i japë Kuvendit udhëheqësinë e nevojshme për të nisur punën.