string(105) "abdixhiku-ia-kthen-letren-kurtit-si-shkon-ne-darke-ceshtjet-e-ngritura-i-diskutojme-ne-kryesi-te-kuvendit"

Abdixhiku ia kthen letrën Kurtit, s’i shkon në darkë- “çështjet e ngritura i diskutojmë në Kryesi të Kuvendit”

Lajme

Gazeta Express

11/05/2024 16:42

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në darkën e ftuar për 13 maj, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku në letër e ka konsideruar si të vonuar përpjekjen e Kurtit për të gjetur një klimë bashkëpunimi.

Lexo Edhe:

Për çështjen e ngritur në letër lidhur me përmbushjen e agjendës legjislative, Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësusit politik i japin qëndrimet.

Ndërsa për marrëveshjet ndërkombëtare, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i konsideron mbi politikat ditore dhe do të vazhdojë t’i votojë siç i ka votuar./Express/