string(59) "abdixhiku-pishina-e-germise-kete-vere-kishte-18600-vizitore"

Abdixhiku: Pishina e Gërmisë këtë verë kishte 18,600 vizitorë

Lajme

Gazeta Express

02/09/2023 13:30

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot ka qenë në pishinën e Gërmisë, ku tha se këtë verë ka pasur 18 mijë e 600 vizitorë.

“Pamë nga afër të gjitha ndryshimet e bëra në Pishinën e Gërmisë 🏊‍♂️🏊‍♀️, e cila këtë verë kishte plot 18,600 vizitorë. Kuptuam dhe për planet e mëdha në vijim. Puna dhe jo fjalët na duhen sot. Vizituam dhe Benin tek fushat e tenisit të dhëna nga ndërmarrja në shfrytëzim. Përkushtimi i tij me fëmijë është vërtetë inspirim. Ka qenë gjithnjë. Një njeri jo vetëm pozitiv, por një shembull përkushtimi për një sport që zhvillohet vetëm falë njerëzve si ai.”

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se Kosova sot ka nevojë për porjekte konkrete, ekipe punëtore, njerëz profesionistë e ide që fjalët e ofendimet si kanë mjet të vetëm ekzistence.

“Kosova mundet më mirë dhe do të bëhet më mirë!”, ka shkruar ai.