Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
Ai tha se është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë, duke shtuar se po të kishte ai këtë numër deputetësh, do ta themelonte edhe Kuvendin edhe Qeverinë.
“Jo patjetër duhet të bëhemi 120 veta për një çështje. Mjaftojnë 61. Unë po të kisha 48 deputetë, sot do ta kisha edhe kryetarin e Kuvendit edhe qeverinë. Por, s’do ta bëja duke i sharë të tjerët dhe duke i kërcënuar e shantazhuar të tjerët. Politika është art i diskutimit, është bindje, është parim, është njerëzore”, tha Abdixhiku para nisjes së seancës. /Express/