Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar shëndet, mirësi e begati me rastin e Bajramit.
“Nga familja jonë, tek e juaja, me fat festa e Bajramit! Shëndet, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke publikuar një fotografi me familjen e tij.
“Paçim ndihmën e Zotit dhe me vete vlerat më njerëzore në rrugëtimet e popullit tonë dhe të vet Kosovës. Për hajr!”.