Ademi: Bashkërisht do ta kalojmë këtë virus - Gazeta Express
string(42) "ademi-bashkerisht-do-ta-kalojme-kete-virus"

Gazeta Express

25/03/2020 12:21

Ademi: Bashkërisht do ta kalojmë këtë virus

Gazeta Express

25/03/2020 12:21

Presidenti i FFK-së ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale, përmes së cilit bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, në distancë, në mënyrë që bashkërisht të kalohet koronavirusi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka publikuar një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Kreu i futbollit kosovar i këshillon të gjithë kosovarët të qëndrojnë në shtëpi dhe në distancë me njëri tjetrin, për të mirën e tyre dhe të tjerëve, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, bashkërisht mund të fitohet edhe kjo betejë, e cila e ka paralizuar futbollin kosovar, por edhe atë botëror.

Ademi thotë se shëndeti është mbi të gjitha, prandaj i fton të gjithë të kontribuojnë në luftimin e koronavirusin.

Më poshtë mund ta shikoni mesazhin e presidentit Ademi, i cili iu kushtohet posaçërisht futbollistëve kosovarë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement