Adnan Januzaj e zbulon talentin e tij për t’i rënë tupanit - Gazeta Express
string(57) "adnan-januzaj-e-zbulon-talentin-e-tij-per-ti-rene-tupanit"

Adnan Januzaj e zbulon talentin e tij për t’i rënë tupanit

Futboll

Gazeta Express

05/06/2024 14:53

Adnan Januzaj së fundmi mbeti jashtë listës së Kombëtaren së Belgjikës për Euro 2024, por duket se futbollisti kosovar nuk e ka ndërmend të bëhet nervoz e të mërzitet.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit e ka zbuluar një talent tjetër të tij përpos futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në fakt, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet 29 vjeçari duke i rënë tupanit gjatë një dasme, ndonëse nuk dihet saktë se kur ka ndodhur kjo.

Futbollisti i Sevillës e shoqëron tupanxhiun dhe duket se e ndjek mirë ritmin, siç mund ta shihni edhe në videon më poshtë.Januzaj e kishte arritur kulmin e karrierës tek Manchester United, por më pas pati rënie dhe nuk u bë rehat në ekipet pasuese, përpos Real Sociedadit, ku shfaqi paraqitje pozitive.

Sidoqoftë, Januzaj do ta ndjek nga televizori ose nga tribunat Kampionatin Evropian, e në ndërkohë do ta shikojë mundësinë ta ndërrojë ekipin. /Gazeta Express/