string(50) "aeroklubi-cek-ringjall-bazen-e-braktisur-sovjetike"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2025 16:26

Aeroklubi çek ringjall bazën e braktisur sovjetike

Lajme

Gazeta Express

30/03/2025 16:26

Në një pasdite të ftohtë të një të shtune marsi, dy burra hapën me kujdes një hangar të epokës sovjetike, teksa tentonin që të ngadalësonin lëvizjen e derës të cilën e ka marrë në dorë graviteti. Dera masive, e rëndë 33 ton, gjëmonte teksa lëvizte mbi një shinë çeliku dhe anohej butësisht teposhtë. Brenda zgavrës së madhe, që i bën ballë bombardimeve, një grumbull avionësh u ndriçuan nga drita e diellit.

Dy pilotë amatorë duke hapur ngadalë dorën e blinduar në hangarin e epokës sovjetike në bazën ajrore Milovice.
Dy pilotë amatorë duke hapur ngadalë dorën e blinduar në hangarin e epokës sovjetike në bazën ajrore Milovice.

Ky hangar i blinduar i avionëve është pjesë e Aeroklubit Milovice, i cili është i vendosur në një bazë ajrore të braktisur sovjetike, që gjendet 40 kilometra në verilindje të Pragës.

Lexo Edhe:

Avionë brenda hangarit të ndërtuar në epokën sovjetike. Mars, 2025.

Sot, strehimorja e dizajnuar për avionët luftarakë sovjetikë, avionët e vegjël sportivë mbahen në disa nga kushtet më të sigurta në Evropë.

Një njoftim i shkruar në gjuhën ruse njofton teknikët e aviacionit që të jenë të kujdesshëm gjatë qëndrimit brenda hangarit në Milovice.
Një njoftim i shkruar në gjuhën ruse njofton teknikët e aviacionit që të jenë të kujdesshëm gjatë qëndrimit brenda hangarit në Milovice.

Ndërtesa ushtarake Milovice u ngrit si një barakë dhe poligon stërvitës për ushtrinë austriake më 1904. Më pas është përdorur nga çekosllovakët, e pastaj nga forcat pushtuese naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ushtarët çekosllovakë gjatë stërvitjeve në Milovice më 1938.

Pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë më 1968, forcat pushtuese sovjetike e pajisën bazën me hangarë të blinduar dhe me infrastrukturë tjetër të luftës.

Një bandë ushtarake duke luajtur muzikë jashtë bazës ajrore të Milovices në shkurt të vitit 1990.
Një bandë ushtarake duke luajtur muzikë jashtë bazës ajrore të Milovices në shkurt të vitit 1990.

Një qytet për dhjetëra mijëra ushtarë sovjetikë dhe familjet e tyre u ngrit pranë bazës ajrore dhe u lidh me një tren që kishte linjë të drejtpërdrejtë nga Moska në Milovice dhe treni operonte çdo ditë.

Ushtarë sovjetikë brenda bazës ajrore të Milovices në shkurt të vitit 1990.
Ushtarë sovjetikë brenda bazës ajrore të Milovices në shkurt të vitit 1990.

“Ata ishin si shtet brenda një shteti”, tha për Radion Evropa e Lirë, Tomas Nosek, kryetar i Aeroklubit Milovice. Ai shtoi se gjurmët e vetme të rëndësishme të pranisë ushtarake sovjetike që kanë mbetur edhe sot janë “tetë hangarë që ne përdorim aktualisht” dhe një pistë për fluturime.

Hangarët në bazës ajrore të epokës sovjetike.
Hangarët në bazës ajrore të epokës sovjetike.

Nosek tha se dyert e blinduara të hangarit janë “shumë jopraktike” për pilotët amatorë dhe klubi ka zëvendësuar disa prej tyre me hyrje më të lehta. “Deri më tani, ne kemi zëvendësuar dyert në pesë nga tetë hangarët”, tha ai, duke shtuar se “një nga to është shpallur monument kulturor, kështu që në atë derë nuk do të ketë ndryshime”.

Një monument sovjetik në Milovice në shkurt të vitit 1990.
Një monument sovjetik në Milovice në shkurt të vitit 1990.

Trupat sovjetike nisën të tërhiqeshin nga Milovice në shkurt të vitit 1990 në mes të kolapsimit të komunizmit në Evropë. Deri në qershor të vitit 1991, ushtarët e fundit u larguan.

Një anëtar i Aeroklubit Milovice mban në duar një pjesë të një avioni luftarak sovjetik, që sipas tij ishte shkatërruar me mjete shpërthyese gjatë largimit të ushtrisë sovjetike 35 vjet më parë.
Një anëtar i Aeroklubit Milovice mban në duar një pjesë të një avioni luftarak sovjetik, që sipas tij ishte shkatërruar me mjete shpërthyese gjatë largimit të ushtrisë sovjetike 35 vjet më parë.

Pas largimit të sovjetikëve, banorët lokalë zbuluan mbetjet e avionëve të shkatërruar dhe mbetje të tjera. Që nga viti 1991, në territorin e ish-bazës sovjetike janë gjetur disa municione të pashpërthyera.

Pjesë të rrënuara brenda bazës ajrore.
Pjesë të rrënuara brenda bazës ajrore.

Që nga tërheqja e sovjetikëve, disa plane kanë qarkulluar për ringjalljen e zonës. Një rezervat natyror është krijuar me sukses në një pjesë pyjore të territorit, ku ka bizonë dhe kuaj të egër.

Një avion në pistën në Milovice në mars të vitit 2025.
Një avion në pistën në Milovice në mars të vitit 2025.

Deri më tani, vetëm Aeroklubi Milovice ka mundur që t’i japë një jetë të re infrastrukturës ushtarake që lanë pas trupat sovjetike.

Tomas Nosek dhe avioni i tij.
Tomas Nosek dhe avioni i tij.

“Është një vend ideal”, tha Nosek, teksa qëndronte brenda hangarit të blinduar ku një avion priste për fluturimin e ardhshëm. “Temperatura është konstante këtu brenda, që është gjë e mirë për ne”. /REL