string(116) "afrim-caka-nw-t7-publikon-nje-foto-te-radojciqit-si-23-vjecar-thote-se-e-ka-pare-me-syte-e-tij-te-veshur-me-uniforme"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 13:47

Afrim Caka në T7 publikon një foto të Radojçiqit si 23 vjeçar, thotë se e ka parë me sytë e tij të veshur me uniformë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 13:47

 Të martën në emisionin “Kosova Live” në T7, Afrim Caka, një prej hulumtuesve të krimeve të luftës në Gjakovë. Caka e ka treguar për herë të parë një fotografi të Milan Radojçiqit si 23 vjeçar, shkruan Gazeta Express.

Caka ka thënë në T7 se e ka parë me sytë e tij Milan Radojicicin të veshur me uniformë kur kanë bastistur nëpër shtëpitë e gjakovarëve. Sipas Cakës, Radojiçiq ka qenë i pranishëm edhe kur janë ekzekutuar tre persona nga Gjakova.

Lexo Edhe:

“U vra Muhamet Dyla, edhe dy mysafirët”, ka deklaruar Caka.

Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë ka lëshuar një urdhërarrest për Radojiçiqin dhe disa të tjerë si të dyshuar për krime lufte. Radojiçiq kërkohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës edhe për sulmin e Banjskës.

Për ta parë videon klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.