Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK’së, Paris Gurit, dhe i ka dhënë një shishe qumështi për fëmijë.
Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV’ja.
Në momentin e kapur nga Reporteri.net, shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij.
Guri pastaj i kthehet duke i thënë “e harrove këtu”.