Doajeni i gazetarisë së sportit, Agim Kasapolli do të rikthehet sonte në komentim të një meçi të boksit.
Bëhet fjalë për meçin shumë të rëndësishëm të nipit të Luan Krasniqit, Ardian Krasniqit, shkruan “Gazeta Express”.
Ardiani do të ndeshet me Diego Ramirezin, boksierin argjentinas.
Ardian Krasniqi ka 10 ndeshje në karrierën e tij, duke i fituar të dhjetat me nokaut.
Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Ramirez ka 27 fitore, gjashtë me nokaut, derisa ka pësuar 12 humbje, katër me nokaut.
Kjo përballje do të mbahet në Stuttgart të Gjermanisë, dhe zhvillohet në kuadër të kategorive gjysmë të rënda për “WBO International”.
Meçi jetësor i Ardian Krasniqit do të transmetohet sonte në Televizionin “T7”, nën komentimin e Agim Kasapollit./GazetaExpress/