Agim Veliu flet për marrëveshjen LDK-VV, thotë se ka edhe disa çështje për t'u diskutuar - Gazeta Express
string(86) "agim-veliu-flet-per-marreveshjen-ldk-vv-thote-se-ka-edhe-disa-ceshtje-per-tu-diskutuar"

Gazeta Express

02/12/2019 11:13

Agim Veliu flet për marrëveshjen LDK-VV, thotë se ka edhe disa çështje për t’u diskutuar

Gazeta Express

02/12/2019 11:13

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, është deklaruar lidhur me mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai komentoi takimin e sotëm që pritet të ndodhë mes dy liderëve partiakë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, por pa dhënë detaje për marrëveshjen potenciale.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar. Disa dallime programore janë tejkaluar, tash të shohim çështjet tjera që kanë mbetur – janë çështje që do të bisedohen prej sot e tutje”, ka thënë ai.

Veliu gjithashtu foli për kreun e VV-së Albin Kurti, në raport me figurën e Ish-presidentit Ibrahim Rugova, me ç’rast tha se mbetet e secilit të vendosë për vete për nderimin e figurës së presidentit historik.

Këto komente ai i dha përderisa bëri homazhe pranë varrit të Rugovës, i shoqëruar nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement