Agron Kuka bëhet pjesë e Bordit Ekzekutiv të Unionit Evropian të xhudos - Gazeta Express
string(71) "agron-kuka-behet-pjese-e-bordit-ekzekutiv-te-unionit-evropian-te-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/04/2022 17:59

Agron Kuka bëhet pjesë e Bordit Ekzekutiv të Unionit Evropian të xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

20/04/2022 17:59

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se Unioni Evropian i Xhudos e ka bërë pjesë të Bordit Ekzekutiv kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kukën.

Driton Kuka këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Përveç se pjesë e Bordit Ekzekutiv, Agron Kuka do të jetë edhe drejtori sportiv në këtë union.

“Agron Kuka do jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv si dhe Drejtor Sportiv në Bordin e ri të EJU! Urime Presidenti i federatës me 3 Kampione Olimpike! Federata e vetme e Kosovës me 3 të Arta Olimpike vlerësohet në Federatën Evropiane të xhudos! Evropa mirënjohje medaljeve të arta që janë ardh për Kosovën si shtet i Evropes”, shkroi ndër tjera Kuka.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement