string(142) "ahmeti-heqja-e-takses-10-nga-kosova-ndaj-shba-se-eshte-me-rendesi-ka-rendesi-politike-per-trumpin-pasi-krejt-shtetet-po-i-reagojne-negativisht"

Ahmeti thotë se për Trump ka rëndësi që Kosova t’ia heq SHBA’së taksën prej 10 %, pasi krejt shtetet po i reagojnë negativisht

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 19:19

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar lidhur me taksën 10% që Kosova ka për prodhimet amerikane. Ahmeti thotë se heqja e saj s’ka kurrfarë rëndësie për ekonominë amerikane, megjithatë thotë se heqja e saj në një kohë kur të gjitha shtetet kanë reagime negative ndaj administratës Trump, ka rëndësi politike për presidentin amerikan.

Ahmeti thotë se për këtë arsye, heqja e saj është një vendim i rëndësishëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Heqja e tarifës 10 përqind nga Kosova për prodhimet amerikane nuk ka fare rëndësi ekonomike për ShBA.  Mirëpo, në kohën kur krejt reagimet e shteteve janë negative ndaj administratës së Trumpit, një vendim i tillë ka rëndësi politike për Trump.  Prandaj është vendim i rëndësishëm”, ka shkruar Ahmeti./GazetaExpress/