Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prixit të Austrisë.
Xhudisti kosovar e mposhti në rrethin e parë garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në xhiron e dytë, Gjakova do të ketë punë me austriakun Herbert Wicker.
Sot do të garojë edhe garuesja tjetër kosovare, Laura Fazliu, shkruan “Gazeta Express”.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me japonezen Momo Tatsukawa.
Dje, pa medalje mbetën dy garueset tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.
Kosovën në Grand Prixin që po mbahet në Linz do ta përfaqësojnë edhe Loriana Kuka dhe Shpat Zeka. /Gazeta Express/