Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit - Gazeta Express
string(71) "akil-gjakova-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-grand-slamit-te-abu-dhabit"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/10/2023 12:16

Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit

Sporte tjera

Gazeta Express

25/10/2023 12:16

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Garuesi kosovar e eliminoi në çerekfinale amerikanin Jack Yonezuka.

Paraprakisht, në rrethin e parë xhudisti pejan e eliminoi Andrew Munnings, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se finlandezi Valtteri Olin, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, në rrethin e tretë, Gjakova ishte më i mirë se kazaku Zahsay Smagulov, shkruan “Gazeta Express”.

E në gjysmëfinale, Akili do të ketë punë me kazakun tjetër, Daniyar Shamshayev.

Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Abu Dhabi.

Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami sot, në kategorinë deri në 70 kilogramë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement