Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Pasi u eliminua në çerekfinale, garuesi kosovar u mposht edhe në meçin e parë të repesazhit, përmes së cilit po e kërkonte medaljen e bronztë, shkruan “Gazeta Express”.
Akili humbi me Ippon nga hungarezi Daniel Szegedi në kategorinë deri në 73 kilogramë pasi s’i kishin mbetur shumë energji pasi meçi çerekfinal zgjati plot 16 minuta.
Paraprakisht, në çerekfinale Gjakova u mposht në çerekfinale nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili në një meç maratonik.
Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert.
Në xhiron e tretë, ai fitoi kundër moldavit Victor Sterpu, për t’u ndalur më pas në çerekfinale dhe në repesazh.
Gjakova përfundoi në vendin e shtatë të Evropianit të xhudos.
Sot garoi edhe xhudisti tjetër kosovar, Dardan Cena, i cili u ndal në të tetën e finales.
Kështu, Kosova e mbylli eksperiencën në Evropianin e xhudos me një medalje, atë të artë të fituar dje nga Distria Krasniqi.
Më herët dje, në rrethin e parë u eliminua garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...