string(75) "akil-gjakova-ndalet-ne-cerekfinale-medaljen-do-ta-kerkoje-permes-repesazhit"

Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

24/04/2025 13:56

Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar u mposht nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili në një meç maratonik, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, përkundër humbjes, Akili do ta ketë një tjetër rast.

Ai do ta kërkojë medaljen përmes repesazhit, ku fillimisht do të përballet me hungarezin Daniel Szegedi.

Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert.

Në xhiron e tretë, ai fitoi kundër moldavit Victor Sterpu, për t’u ndalur më pas në çerekfinale.

Megjithatë, Akili do ta synojë të paktën medaljen e bronztë të Evropianit nëse tregohet i suksesshëm në repesazh. /Gazeta Express