Akoma pa lindur, vajza e Katy Perryt i tregon gishtin e mesit nga barku - Gazeta Express
string(70) "akoma-pa-lindur-vajza-e-katy-perryt-i-tregon-gishtin-e-mesit-nga-barku"

Gazeta Express

12/05/2020 14:11

Akoma pa lindur, vajza e Katy Perryt i tregon gishtin e mesit nga barku

Gazeta Express

12/05/2020 14:11

Në muajin Mars këngëtarja e njohur Katy Perry dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë përmes këngës “Never worn white”.

35-vjeçarja është në pritje të një vajze me partnerin e saj, Orlando Blom.

Këtë të hënë këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagrami një video të ekos së foshnjës.

Në eko vogëlushja duket sikur nxjerr gishtin e mesit dhe nuk ka munguar një përshkrim epik nga Katy.

“Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesit nga barku. Gëzuar ditën e nënës për mua”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë në video dëgjohet zëri i saj dhe i Orlandos teksa qeshin me “veprimin” bijës së tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement